“Përçarja, nga lideri ‘non-grata’ i opozitës”/ Analisti Leka: PD drejt rënies, nuk frymëzon më
Analisti Martin Leka thotë se rënia e PD vijon, për shkak se kjo forcë politike nuk frymëzon më. Në një intervistë televizive, Leka u shpreh se Sali Berisha nuk arriti ta bashkonte opozitën. Sipas tij, Berisha ka shkelur statutin e PD dhe eleminuar çdo kundërshtar. “Në të dy partitë, ekzistojnë shtresat me të ardhura mesatare dhe të ulëta, dhe arsim mesatar dhe i ulët, e theksuar kjo për PD. Kjo tregon atë lloj pasigurie që kanë këto shtresa, janë të lidhura me politikën. Janë më pak vulnerabël për cilësinë e zgjedhjes. Nga ana tjetër, kjo për të dyja partitë përbën bazë të madhe dhe të dyja partitë, nuk kanë mundur të bindin pjesën e shkolluar të elektoratit, që është edhe më e pavarur nga politika....
Burimi:
sot.com.al