Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës
Një pensionist ka dalë në protestë këtë të enjte para Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare. I vetëm, me një megafon në dorë, pensionisti kërkon zbatim të ligjit ndërsa akuzon qeverinë se pensionistëve po u vidhet kafshata e gojës. Ai ka akuzuar zyrtarët e shtetit si kriminelë, të cilët sipas tij janë kundër parimeve demokratike. “Po vidhni pensionet e popullit. Ju jeni kriminelë, i vidhni kafshatën e gojës pensionistit, jeni i kundër parimeve demokratike. Një rrugë ka, do zbatohet ligji. Para ligjit jeni të barabartë dhe jo me diferencime”, dëgjohet të thotë i moshuari.
Burimi:
gijotina.com