PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partia Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza lidhur me ndërtimin e një resorti në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli e ka e cilësuar procesin si të dyshimtë dhe në favor të interesave private. Sipas deklaratës, ndërhyrjet në këtë zonë kanë transformuar Gjirin e Manastirit, duke dëmtuar potencialin arkeologjik, përfshirë edhe një zbulim të bërë në vitin 2010. PD pretendon se autoritetet e kulturës kanë censuruar dokumente dhe kanë ndryshuar qëndrime lidhur me projektin. “Ndërtimi i resortit në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private. Ndërtimi i këtij resorti transformoi përgjithmonë Gjirin e...
Burimi:
gijotina.com