PD: Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit

PD: Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit

Partia Demokratike ka bërë një denoncim lidhur me Drejtoreshën e Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala. Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli thotë se rasti i Erilinda Lalës ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie, konflikti interesi dhe një projekt ndërtimi me vlerë 10 mln euro në bregdetin e Qerretit. Sipas PD, transferimi i aksioneve të kompanisë 2D ngre dyshime për fshehje të pronësisë reale. Vangjeli më tej deklaroi se kjo kompani ka marrë leje në kundërshtim me ligjin në fuqi, ndërsa thekson se alarmuese janë deklarimet e pasurisë. “Një tjetër skandal i rëndë trondit administratën e Edi Ramës. Rasti i Drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie, konflikt interesi dhe lidhje me një projekt ndërtimi më vlerë 10 mln euro...