PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar si mashtrim dhe të pabazë deklaratën e policisë se janë plagosur 12 efektivë. PD deklaron se, sipas informacioneve të tyre të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë. “Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’”– thuhet në deklaratë. Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë....