PD kërkon ndihmën e Kushtetueses për të ngritur komisionet hetimore për McGonigal dhe zgjedhjet e 2025. Kuvendi: Mungojnë indiciet konkrete

PD kërkon ndihmën e Kushtetueses për të ngritur komisionet hetimore për McGonigal dhe zgjedhjet e 2025. Kuvendi: Mungojnë indiciet konkrete

Në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankimimit të deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit. Demokratët kërkojnë që Kushtetuesja të përcaktojë detyrimin e Kuvendit në mënyrë që të ngrihet një komision hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së të zyrtarëve të lartë shqiptarë në raport me ish agjentin e FBI-së. Po ashtu deputetët e PD kanë kërkuar ngritjen e komisionit të dytë hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor. Diskutime nga seanca Marash Logu: Ne vlerësojmë që kërkesat e ngritura nga ana jonë plotësojnë kushtet që ka përcaktuar jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor. Gazment Bardhi: Gjatë procesit parlamentar për të dyja komisionet...