PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!
Protesta e sotme e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme, përpara ambienteve të Kuvendit, u shoqërua me tensione e përplasje. Ndërsa në orën 10:00 nisi edhe seanca plenare, protestuesit të pajisur me vezë kanë hedhur vezë drejt deputetëve. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe PD e cila ka dënuar bilancin alarmant të dhunës policore kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, deputetit të PD, Klevis Balliu: Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës,...
Burimi:
sot.com.al