PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar procedurën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë eurosh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake. Në një deklaratë për mediat, Gazment Bardhi tha se opozita e kishte paralajmëruar që gjatë seancës plenare se proceduar e përshpejtuar e ndjekur nga shumica ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, lidhur me miratimin e marrëveshjes Partia Socialiste ka shkelur 7 herë ligjin. “Problemi është mënyra antikushtetuese se si shumica vendosi ta miratonte marrëveshjen. Për këtë arsye, kjo nuk është një mosmarrëveshje politike. Është një çështje kushtetuese.”, tha Bardhi ndër të tjera. Deklarata Gjatë...