“Pavarësisht se jemi të ikur, atdheun nuk e harrojmë kurrë”/ E reja vjen nga Florida, në protestë:Janë shitur projektet
Një e re nga diaspora, e ardhur nga Florida, është bërë pjesë e protestës së 76-të në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për mungesën e mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë në Shqipëri. Ajo tha se, pavarësisht largimit nga vendi, shqiptarët e diasporës nuk e harrojnë atdheun dhe duhet të kontribuojnë që Shqipëria të jetë një vend më i mirë. “Vij nga diaspora. Pavarësisht se jemi të ikur, atdheun nuk e harrojmë kurrë. Duhet të ndihmojmë që Shqipëria të jetë ashtu siç duhet të ishte”, u shpreh ajo. E reja tregoi se kishte përfunduar studimet për arkitekturë, por nuk kishte gjetur mundësi punësimi në Shqipëri, çka e kishte shtyrë të largohej drejt SHBA-së. “Jam larguar se nuk kishte mundësi që të kisha një të ardhme...
Burimi:
sot.com.al