Pasojat nga përmbytjet, ministri Salla takohet me fermerët e Maliqit: Fond 52 milion euro për mbështetje
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka zhvilluar një takim me fermerët e bashkisë Maliq të cilët ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë. Gjatë protestës ata kanë kërkuar një takim me ministrin takim që u realizua vetëm pas mbylljes së një sërë takimesh që ministri i zhvilloi në qarkun e Korçës. Salla u shpreh se gjatë përmbytjeve të fundit, argjinaturat e dëmtuara janë riparuar dhe qeveria planifikon investime të reja për të parandaluar përsëritjen e dëmeve. Ai shtoi se projekti për përmirësimin e zonave problematike është gati, dhe se me buxhetin e ri do të sigurohet që të gjitha investimet për argjinaturat të jenë të përfshira. ”Ne e kemi diskutuar edhe me bordin edhe me bashkinë, kemi qenë me kryetarin në vazhdimësi të kontakteve edhe...
Burimi:
kohajone.com