Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë
Qeveria shqiptare po zhvillon negociata me qeverinë e Indonezisë për të importuar punëtorë nga vendi aziatik. Lajmin e ka bërë me dije, zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani, e cila sipas mediave të huaja ka deklaruar se, Indonezia po përgatit një Memorandum të veçantë Mirëkuptimi me Shqipërinë për punësimin e emigrantëve. Sipas saj, negociatat me Shqipërinë duhet të përfshijnë dispozita më të rrepta, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve migrantë. “Për Shqipërinë, ne po shtyjmë përpara një Memorandum Mirëkuptimi më të ngurtë, pasi ndjeshmëria ndaj çështjeve të mbrojtjes së punëtorëve migrantë nuk ka qenë optimale. Disa raste që përfshijnë punëtorë indonezianë nuk u raportuan në mënyrë proaktive, duke kërkuar që ambasada të ndërhyjë drejtpërdrejt”, shpjegoi ajo. Po i njëjti Memoradum do të përgatiet...
Burimi:
gijotina.com