Pasaporta false, botoks dhe fillera kontrabandë…Operacion në Rinas, arrestohen 6 kinezë dhe 1 bjelloruse

Pasaporta false, botoks dhe fillera kontrabandë…Operacion në Rinas, arrestohen 6 kinezë dhe 1 bjelloruse

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm dhe kontrabandës në pikën kufitare të Aeroportit të Rinasit është goditur nga policia, teksa kanë rënë në pranga 7 shtetas të huaj. Gjatë një operacioni të Policisë Kufitare të Rinasit u arrestuan 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia. Sipas njoftimit të policisë, shtetasit kinezë kanë paraqitur dokumente të falsifikuara, pasaporta të Hong Kongut, të cilat u verifikuan dhe rezultuan false pas ekzaminimit në laborator. Ndërkohë, 45-vjeçarja me shtetësi bjelloruse është kapur teksa kontrabandonte botoks dhe fillera. Në total, janë sekuestruar 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë. Njoftimi: Kontrollet e imtësishme në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë rezultuan me goditjen e 6 rasteve të tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit dhe 1 rast të kontrabandës....