Pas Vlorës, edhe Durrësi mbetet pa ujë! Tubacioni pëson defekt pas rrëshqitjes së dherave
PAMJE NGA NGJARJA DURRËS-Pas krizës së ujit në Vlorë, e cila zgjati gati një javë, një tjetër qytet është përballur me të njëjtin problem. Qyteti i Durrësit dhe disa lagje të tij do të përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, pas një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot. Defekti raportohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave. Mungesë të pjesshme të ujit pritet të kenë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa probleme më të theksuara raportohen në lagjen 15 (Spitallë). Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike, ndodhen në terren, ndërsa nuk është dhënë asnjë afat se sa mund të zgjasë ky problem. Njoftimi: SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë...
Burimi:
zeri.ai