Pas tërheqjes së Arapajt, emërohet drejtuesja e re e Spitalit të Vlorës
Mjaftesa Sulaj do të jetë drejtuesja e re e Spitalit Rajonal të Vlorës, post të cilin më herët e mbante Lorena Arapaj. Arapaj dha dorëheqjen nga kjo detyrë javën e kaluar. Sulaj është emëruar ditën e sotme, ndërsa prezantimi i saj pritet të bëhet në ditët në vijim. Më herët, Mjaftesa Sulaj ka kandiduar në radhët e Partisë Socialiste për deputete.
Burimi:
sot.com.al