Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

Ka shkuar në 23 numri i të shoqëruarve nga policia, pas protestës së ndodhur ditën e sotme para Kuvendit. Situata u përshkallëzua gjatë protestës para Kuvendit, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës, ndërsa sipas raportimeve, nuk u kursyen as gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër.