Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen në Lungomare dhe bregdet

Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen në Lungomare dhe bregdet

Era e fortë që përfshiu qytetin e Vlorës një ditë më parë shkaktoi probleme kryesisht përgjatë zonës së Lungomares. Në momentin kur nisi stuhia, bizneset ishin të mbushura me klientë, ndërsa erërat e fuqishme bënë që karrige, tavolina dhe sende të tjera të lehta të fluturonin, duke krijuar momente paniku. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentet kur kalimtarët dhe turistët hynë me nxitim në lokale për t’u mbrojtur nga era e fortë. Pronari i një lokali në Lungomare shprehet se ishte informuar më herët për përkeqësimin e motit dhe kishte marrë masa paraprake për sigurimin e ambienteve të jashtme. Sipas tij, falë këtyre masave, dëmet kanë qenë të vogla. Edhe qytetarët e Vlorës tregojnë se intensiteti i erës ishte i pazakontë dhe krijoi...