Pas homazheve, trupi i policit hero përcillet drejt banesës së fundit, do të prehet pranë vëllait të tij që humbi jetën një vit më parë

Pas homazheve, trupi i policit hero përcillet drejt banesës së fundit, do të prehet pranë vëllait të tij që humbi jetën një vit më parë

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, përcillet drejt banesës së fundit. Ai do të prehet në varrezat e fshatit Blacë, në vendlindje, pas kërkesës së familjes së tij dhe refuzimit për t’u varrosur në Varrezat e Dëshmorëve. Enea Mekolli do të pranë vëllait të tij, po ashtu efektiv policie, i cili humbi jetën një vit më parë nga një sëmundje e rëndë. Top Channel