“Pas gjithë kësaj proteste duhet të shkojmë në zgjedhje”/ Lubonja: Kërkesat janë të panegociueshme! Jam pro Kuvendit…

“Pas gjithë kësaj proteste duhet të shkojmë në zgjedhje”/ Lubonja: Kërkesat janë të panegociueshme! Jam pro Kuvendit…

Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot në një lidhje direkte në një studio televizive se pas protestës dhe rezistencës qytetare prej 52 ditësh, duhet të shkohej në zgjedhje të reja dhe largim të qeverisë së Edi Ramës. Ai u shpreh se kërkesat e protestuesve janë të panegociueshme. Lubonja u shpreh edhe pro mbajtjes së një Kuvendi të protestës, por jo për të luftuar njëri-tjetrin siç ndodhi në vitin 1945 me Partinë Komuniste, por për t’i përfaqësuar të gjitha grupimet aty brenda. “Kërkesat e protestuesve janë të panegociueshme. Është edhe psikologjia që dikush të dalë në krye, të marrë drejtimin e dikujt që nesër t’i japë pushtetin. Po të bësh një krahasim si me Partinë Komuniste gjatë luftës, që u bë Konferenca e Pezës në emër...