Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas ekstradimit të Sokol Hoxhës, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të shërbejë si strehë për personat që keqpërdorin sistemin e imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të kryera jashtë vendit. Sipas Ambasadës, Hoxha ka përdorur identitet të rremë dhe ka arritur të sigurojë qëndrim të ligjshëm në SHBA, ndërsa për dekada iu është shmangur autoriteteve. Identifikimi dhe arrestimi i tij u mundësuan nga bashkëpunimi mes institucioneve amerikane, shqiptare dhe ndërkombëtare, përfshirë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të SHBA-së, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit. Hoxha ishte dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri në vitin 2000 dhe për një tjetër vrasje në Belgjikë në vitin 2010. Ambasada e SHBA...