Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ajo ka qëndruar dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që gjatë largimit nuk ka dhënë asnjë koment për mediat. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se një ditë më parë ishte Hava Delibashi, e cila para se t’i shqyrtohej masa ishte në SPAK. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv