Pas bllokimit të aksit Prrenjas–Librazhd, dëmtohet rruga alternative Maliq–Lozhan

Pas bllokimit të aksit Prrenjas–Librazhd, dëmtohet rruga alternative Maliq–Lozhan

Segmenti rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë ka pësuar dëmtime të reja pas përdorimit intensiv gjatë ditëve të fundit. Për më shumë se dhjetë ditë kjo rrugë u shfrytëzua si alternativë nga drejtuesit e automjeteve që udhëtonin drejt Gramshit, pasi aksi kryesor Librazhd–Prrenjas ishte i bllokuar. Shtimi i ndjeshëm i qarkullimit dhe kalimi i vazhdueshëm i mjeteve duket se kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së infrastrukturës. Fluksi i lartë i automjeteve gjatë kësaj periudhe ka sjellë dëmtime në disa pjesë të rrugës, duke e bërë situatën më problematike. Në disa segmente janë evidentuar rrëshqitje dherash, ndërsa barrierat mbrojtëse kanë pësuar dëmtime. Po ashtu, në sipërfaqen e asfaltit janë krijuar çarje të theksuara dhe deformime në trupin e rrugës, të cilat rrezikojnë të përkeqësohen nëse nuk ndërhyhet në kohë....