“Partneritet model”/ Skender Hita vizitë zyrtare në Prishtinë: Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë luftën kundër krimit

“Partneritet model”/ Skender Hita vizitë zyrtare në Prishtinë: Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës. “Ka vende që kur shkel, ndihen më shumë sesa mund të thuhen me fjalë. Prishtina është një prej tyre. Dhe unë sot, në vizitën time të parë zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk e ndjej këtë si një detyrim protokollar, por si privilegj, sepse jam mes vëllezërve”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë takimit zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, si dhe drejtues të lartë të dy policive, u vlerësua niveli shumë i...