“Parlament analfabet”/Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Shqipëria kërkon revolucion

“Parlament analfabet”/Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Shqipëria kërkon revolucion

Protesta vijon pandalur duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Prej 49 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën e tyre kundër kryeministrit. Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa bëjnë thirrje për arrestimin e Ballukut. “Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve gjatë marshimit të sotëm.