Parashikimi për fundjavën, sinoptikania paralajmëron mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu herë pas here

Parashikimi për fundjavën, sinoptikania paralajmëron mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu herë pas here

Fundjava pritet me mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në Top Channel, sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik, Eneida Doçi paralajmëroi fundjavë me reshje shiu herë pas here. “Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu pritet që në orët e para të ditës. Reshjet do të vijojnë për të gjithë ditën, me intensitet të ulët, por me ndërprerje. Pritet edhe breshër, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. Reshjet pritet të mbarojnë gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet që intensiteti të bjerë. Të dielën parashikohet mot me kthjellime, por edhe reshje të izoluara shiu. Temperaturat pritet të bien pak të shtunën, që nuk do të kalojnë 23...