Parashikimi i motit 5 Mars 2026, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 5 Mars 2026, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal, priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në Veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në Verilindje-Lindje tëvendit. Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët, lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre. Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Deti-Valëzimi forcës 1ballë.