Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator
Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke finalizuar operacionin e koduar “Silenciatori”, që çoi në arrestimin e pesë personave të dyshuar se po përgatiteshin për të kryer një vrasje. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Dy prej të dyshuarve u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, ku kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe po qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Në pranga ranë S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, policia u sekuestroi dy pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë: V. H.,...
Burimi:
gijotina.com