Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Paralajmërohet borë dhe ngrica në rrugë pas vërshimeve që goditën Kosovën
Pas vërshimeve shkatërruese në disa pjesë të vendit, Kosova tani duhet të përgatitet për reshje bore dhe rënie të temperaturave, që pritet të shkaktojë ngrica dhe vështirësi nëpër rrugët e vendit, paralajmëroi të mërkurën vonë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i luti qytetarët ta shmangin udhëtimin me automjete në orët në vijimin për shkak të ngricave të mundshme nëpër rrugë. Në një njoftim në Facebook, IHMK tha në orët në vijim pritet të bjerë borë dhe era do të fryjë në drejtim të veriut dhe veriperëndimit, e shoqëruar nga një rënie e madhe e temperaturave në të gjithë Kosovën. “Temperaturat minimale do të shënojnë ulje të theksuar, duke zbritur nën vlerat zero gradë celsius, veçanërisht gjatë natës...