Paraburgimi në Shqipëri, 5 herë më i lartë se vendet e BE-së/ Drejtori i të Drejtave të Njeriut në KiE: T’i jepet përparësi alternativave

Paraburgimi në Shqipëri, 5 herë më i lartë se vendet e BE-së/ Drejtori i të Drejtave të Njeriut në KiE: T’i jepet përparësi alternativave

Shqipëria po përballet me kritika serioze ndërkombëtare për mënyrën se si zbaton masën e paraburgimit, e cila përdoret gjerësisht dhe për periudha të zgjatura, duke e renditur vendin me nivele shumë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Këshillit të Evropës, kjo situatë po ngre shqetësime të forta për respektimin e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit të së drejtës Në një intervistë për ATA, Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit i Këshillit të Evropës, tha se situata jep “shkak të vërtetë për shqetësim”, duke cituar gjetjet nga raporti i fundit i Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT). Sipas të dhënave zyrtare, që nga nëntori i vitit 2025, popullsia e burgjeve në Shqipëri...