Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit, Ilir Meta është bërë çështje edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Alexandar Nikolovski, ka mbajtur një fjalim gjatë një seance plenare ku ka kritikuar opozitën e vendit të tij për afrimin me kryeministrin Rama, të cilin e ka quajtur pasardhës të diktatorit Enver Hoxha. “Ti (i drejtohet një deputeti të opozitës) spiunon vetë vendin, por ti nuk spiunon Pogradecin sepse pa dyshim nuk ke forcë të spiunosh atje dhe kundërshton Edi Ramën dhe thua çfarë po bëjnë ata në atë anë. Dhe shkoni te Enver Hoxha i përuleni atij që është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani drejtohet nga Edi Rama”, tha numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nikolovski, i cili është...