Paraburgimet-Gjykata e Lartë nis rishikimin e vendimit për masën “arrest me burg”
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kriteret që duhet të mbahen parasysh kur shpallet masa e arrestit në burg. Përmes një vendimi të kreu të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi janë thirrur në një mbledhje kolegjet e bashkuara në nëntë prill, për të rishikuar edhe njëherë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj. Konkretisht vendimi i vitit 2011 thotë se “kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme, mjafton që të argumentojë se masa e caktuar prej saj në rastin konkret ndaj të gjykuarit është masa e përshtatshme”. Sipas kreut të Gjykatës së Lartë...
Burimi:
zeri.ai