‘Paketa e maleve’, Koçeku paralajmëron banorët: Rama po ju mashtron, do t’ju bëjë lypsarë në tokën tuaj

‘Paketa e maleve’, Koçeku paralajmëron banorët: Rama po ju mashtron, do t’ju bëjë lypsarë në tokën tuaj

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, e cila për një kohë ishte pjesë e mazhorancës dhe mbështetëse e politikave të Edi Ramës, ka dalë hapur kundër një prej nismave më të promovuara nga qeveria, Paketës së Maleve. Koçeku, e cila u shkëput nga PS pas protestave masive, ka reaguar ndaj kësaj platforme, duke iu drejtuar banorëve të Shalës, Shoshit dhe Pultit me thirrjen që të mos pranojnë, sipas saj, premtimet për zhvillim që rrezikojnë pronat e tyre. Sipas deputetes, përfshirja e këtyre zonave në Paketën e Maleve nuk përfaqëson zhvillim, por fillimin e një procesi tjetërsimi të tokave. Ajo argumenton se malësorët rrezikojnë të humbasin kontrollin mbi pronat e trashëguara, ndërsa akuzon qeverinë se po përdor ligjin dhe premtimin për investime si mënyrë...