Pak metra larg Kryesisë së Kuvendit ku SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe  zëvendësja e tij

Pak metra larg Kryesisë së Kuvendit ku SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zëvendësja e tij

belinda balluku TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte qeverinë, ku e pranishme është dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku. Mbledhja e qeverisë, vjen në një ditë të pazakontë, për shkak se pak metra më tutje, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Këshilli i Mandateve do të njihet me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete, çka i hap rrugë më pas arrestimit të saj. Vetë politikania socialiste ka hyrë në ambientet e kryeministrisë, për të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse më vonë do të zhvendoset pak metra më tutje, në Kryesinë e Kuvendit, ku SPAK do të kërkojë arrestimin e saj, në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve. Balluku, por edhe vetë socialistët,...