Paga të ulëta dhe nuk kanë kushte, Shqiptarët rekord në Evropë, 39% e punonjësve nuk shtyjnë dot muajin

Paga të ulëta dhe nuk kanë kushte, Shqiptarët rekord në Evropë, 39% e punonjësve nuk shtyjnë dot muajin

Sot është 1 Maji, dita që shënon në mbarë botën Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një simbol i përpjekjeve historike për të drejtat në punë, kushte më të mira dhe dinjitet për punonjësit.Kjo ditë lidhet me lëvizjet sindikale të shekullit XIX, veçanërisht me protestat për orarin 8-orësh të punës, dhe sot shërben si moment reflektimi mbi sfidat e tregut të punës, nga pagat dhe siguria në punë, te transformimet që po sjell ekonomia digjitale dhe automatizimi.Për punonjësit shqiptarë nuk ka shumë për të festuar këtë ditë. Të dhënat nga një raport i fundit i Komisionit Europian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill, gjetën se 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi,...