OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin. Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16.9% në 2025 Sipas tij, kompania ka arritur nivele të larta arkëtimesh, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë. Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të...