Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) ka ekzekutuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për organizim dhe favorizim të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, duke shpërdoruar detyrën. Sipas hetimeve të kryera, 6 punonjësit e policisë dhe I. T., duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Masa “Arrest në shtëpi”: – Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës – Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë,...