OPINION – Kush po përpiqet ta nxjerrë nga “binarët” e legjitimitetit protestën 30 ditore në Tiranë?

OPINION – Kush po përpiqet ta nxjerrë nga “binarët” e legjitimitetit protestën 30 ditore në Tiranë?

Protesta para Kryeministrisë, e cila pati si “shkëndijë” çeshtjen e Zvërnecit dhe ndërtimin e një resorti turistik luksoz atje, kapërcen muajin. Në këtë kapërcyell të rëndësishëm të ekzistencës së saj legjitime pavarësisht flukseve të ndryshme dhe shumë larg njëri- tjetrit, dikush apo disa po përpiqen ta kalojnë në hyllinë e frishme dhe të dëmshme të ilegjitimtetit të saj.Vetëm kështu mund të kuptohen propozimet më të fundit, në emër të protestës që deri më sot, nuk ka një “kokë” zyrtare përfaqësuese. Në fakt, janë propozime që qartazi dalin jashtë rendit kushtetuese dhe ligjor të një shteti, kushdo qoftë ai, Shqipëria, vend i BE- së apo edhe vende zyrtarisht diktatoriale.Paralajmërohet krijimi i të paktën tre institucioneve nga kjo protestë, madje, institucione që duhet të marrin kompetenca që...