Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Operacioni “Metalurgjiku”, gjykata e Elbasanit liron nga qelia 16 të arrestuarit, i lë në detyrim paraqitje
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia 16 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Metalurgjiku”. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Denis Frroku, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, të përfaqësuar nga prokurori Kreshnik Ajazi, vendosi pranimin pjesor të kërkesës, duke vlerësuar si të paligjshme arrestimet në flagrancë dhe duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim. Gjykata ka urdhëruar që të gjithë këta persona të paraqiten në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, si dhe lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal. Në kuadër të të njëjtit procedim penal, në kërkim vijojnë të jenë shtetasit: Agron Shapllo, Serafin Orgocka, Ilir Londo, Ajet...