Operacion antidrogë në Kapshticë: 37 kg kanabis në makinë, mjeti ‘ngec’ në doganë, policia ‘u prish’ planin 2 grekëve
pamje-operacioni policor KAPSHTICË- Një operacion i përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të pikës kufitare, shërbimet e policisë kanë konstatuar një hapësirë të modifikuar në mjet, ku ishte fshehur droga. Bëhet fjalë për 37 pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë. Si rezultat, ranë në pranga dy shtetas grekë, drejtuesi i automjtetit Th.K. 48-vjeç dhe pasagjerja A. M., 34-vjeçe. Sipas policisë, automjeti me targa greke do të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final Greqinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh. Njoftimi i policisë: Qarku...
Burimi:
zeri.ai