Olsi Jazexhi: Revolucionet shpërthejnë nga padrejtësia por rrezikojnë të manipulohen
Studiuesi Olsi Jazexhi deklaroi në emisionin “Jashtë Kontrollit” në NTV se protestat e fundit në Shqipëri përfaqësojnë një shpërthim popullor kundër padrejtësive dhe modelit të shtetit policor që, sipas tij, është ndërtuar nga qeveria e Edi Ramës. Jazexhi tha se brezi që ka përjetuar rënien e komunizmit dhe krizën e vitit 1997 e njeh mirë mënyrën se si lindin revolucionet, duke theksuar se ato fillojnë si reagime spontane të popullit ndaj padrejtësive të akumuluara. Sipas tij, ngjarjet e 30 majit shënuan pikën e shpërthimit të zemërimit qytetar, ndërsa protestat tashmë po përhapen në disa zona të vendit. Ai përmendi incidentet në Librazhd dhe në Rrogozhinë si tregues të përshkallëzimit të pakënaqësisë sociale. Megjithatë, Jazexhi ngriti pyetjen se kush i fiton në fund revolucionet. Duke iu...
Burimi:
ntv.al