“Nxori pistoletën përballë bandave”, Karamuço: Skënder Hita figurë me integritet
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ai e vlerësoi atë si një person me integritet dhe dinjitet të lartë ndërsa theksoi se Hita ka treguar qëndrueshmëri përballë presionit të krimit, duke u përballuar situata të vështira edhe kur kolegët e tij nuk kishin rezistuar ndaj kërcënimeve dhe shantazheve. Karamuço solli edhe disa raste konkrete ku Hita kishte treguar guxim dhe profesionalizëm, duke mos u përkulur para ndikimeve të jashtme dhe duke ruajtur standardet e larta të efektivit të policisë ndërsa e cilësoi këtë këtë përvojë të Hitës si një dëshmi të integritetit të tij dhe e aftësisë për të udhëhequr një institucion kaq të rëndësishëm si...
Burimi:
kohajone.com