Numri i vdekjeve në Shqipëri ra gjatë vitit 2025, INSTAT: Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut vijojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetën e shqiptarëve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2025, 52.9% e të gjitha vdekjeve në vend janë shkaktuar nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, duke i mbajtur ato në vendin e parë mes shkaqeve të vdekshmërisë. Në total, gjatë vitit të kaluar u regjistruan 21.394 vdekje, 3.2% më pak krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 22.102 raste. Edhe norma bruto e vdekshmërisë shënoi rënie, duke zbritur në 910.5 vdekje për 100 mijë banorë, nga 929.8 një vit më parë. Sipas raportit, 96.7% e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Ndërkohë, vdekjet nga aksidentet përbënin 2.2% të totalit, një peshë më e lartë se...
Burimi:
ntv.al