Nuk u pëlqeu ngjyra e makinës! Sherr në një servis në Korçë, plagoset me gërshërë pronari
PAMJE NGA VENDNGJARJA KORÇË-Katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik në një servis makinash në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti të mprehtë (gërshërë), ku i plagosur ka mbetur pronari i biznesit Renaldo Xhixho. Xhixho është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa edhe të tjerët kanë marrë lëndime. Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosur janë edhe 3 persona të tjerë: njëri me dëmtime në shpatull dhe krah, tjetri në fytyrë dhe tjetri me lëndime të lehta. Konkretisht të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno. Mësohet se konflikti ka nisur pasi tre personat që u konfliktuan me pronarin e servisit kanë çuar te ai një mjet për t’i ndryshuar ngjyrën,...
Burimi:
zeri.ai