Nuk u pagoi 20 mijë euro rroga punonjëseve, arrestohet pronari i parukerisë në Tiranë

Nuk u pagoi 20 mijë euro rroga punonjëseve, arrestohet pronari i parukerisë në Tiranë

FOTO NGA SALLONI TIRANË-Është arrestuar pronari i një parukerie në Tiranë, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar punonjëset e tij duke mos i paguar. Denoncimi u bë nga pesë gra, të cilat pretendojnë se punëdhënësi i ka mashtruar dhe u detyrohet një shume prej rreth 20 mijë eurosh paga të prapambetura.  Policia zbuloi se përveç borxheve ndaj stafit, pajisjet e punës në biznesin ‘Adelse Hair Institute', ishin futur kontrabandë, ndërkohë që aktiviteti kryhej duke fshehur të ardhurat dhe pa paguar taksat shtetërore. Në pranga përfundoi 41-vjeçari Besmir Aliko, ndërsa bashkëshortja e tij po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë: Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij....