Nuk siguroi dot një karrige për në Kuvend në zgjedhjet e majit, ish-deputetja e PS emërohet drejtoreshë e AKU

Nuk siguroi dot një karrige për në Kuvend në zgjedhjet e majit, ish-deputetja e PS emërohet drejtoreshë e AKU

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU. Mësohet se sot Gjylameti ka firmosur, ndërsa nesër pritet që të shkojë në zyrë dhe të fillojë punën zyrtarisht. Ish deputetja Blerina Gjylameti ishte deri në ditën e fundit të numërimit të votave në garë me Olta Xhaçkën për mandatin në qarkun e Tiranës, mandat të cilin në fund e mori ish-ministrja e Mbrojtjes. Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të cilat fillimisht u dekretuan dhe më pas u anuluan, ishin një tjetër mundësi që Gjylameti të merrte mandatin, por vendimi i fundit i Kushtetueses, bëri që përfundimisht ajo të mbetet jashtë Parlamentit. Top Channel