“Nuk na përfaqësoni”, qytetarët sot protestë para Kuvendit: Parlament i krimit
Qytetarët kanë lajmëruar sot protestën e radhës para Parlamentit. Tubimi është njoftuar sot në orën 8:30 para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit për seancën plenare. Gjatë lajmërimit të portestës, qytetarët janë shprehur se nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët. Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë ata, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve. Ndërkohë pritet që masat e sigurisë të jenë të shtuara. Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës. Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite...
Burimi:
ntv.al