“Nuk mund të injorohen më”/ Deputetja Tabaku nga Strasburgu: PE konfirmoi shqetësimet e shqiptarëve

“Nuk mund të injorohen më”/ Deputetja Tabaku nga Strasburgu: PE konfirmoi shqetësimet e shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, reagoi nga Strasburgu pas miratimit të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se dokumenti jo vetëm rikonfirmon mbështetjen e gjerë politike për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, por edhe pasqyron qartë problemet që po përjetojnë qytetarët shqiptarë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se gjatë ditëve të fundit në Strasburg, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, raporterin në hije të PPE-së Andrey Kovatchev, si dhe me eurodeputetë të tjerë, ku kanë përcjellë shqetësimet që sot po ngrihen edhe nga qytetarët në protestë. Sipas saj, raporti i miratuar nga Parlamenti Europian...