Nuk mori masa për mirëmbajtjen e Maliq-Lozhan, nisin hetimet për administratorin e kompanisë

Nuk mori masa për mirëmbajtjen e Maliq-Lozhan, nisin hetimet për administratorin e kompanisë

Foto ilustruese KORÇË- Nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës, procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar. Mësohet se Bledi Hoxhallari është proceduar nga  Policia e Korçës, , për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. “Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës”, njoftoi policia vendore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.