“Nuk ka kthim pas”/ Pensionisti nga Durrësi, i revoltuar në protestë: Ky shtet më ka vjedhur jetën për 35 vite
Një pensionist nga Durrësi, pjesëmarrës në protestë, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike dhe qeverisjes ndër vite. “Ky shtet më ka vjedhur jetën për 35 vite. Poshtërsitë e këtij kryeministri nuk kanë fund. Do të japë dorëheqjen, nuk ka kthim pas”, u shpreh ai. Pensionisti kërkoi gjithashtu që drejtësia të veprojë ndaj figurave të larta politike, duke deklaruar: “Rama në burg, Berisha në burg”. Deklaratat e tij u bënë gjatë protestës, ku qytetarë të pranishëm kanë shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e tyre për situatën politike në vend.
Burimi:
sot.com.al