“Nuk jam si Veliaj, të marr me vete”/ Balliu tregon bisedat Rama-Balluku

“Nuk jam si Veliaj, të marr me vete”/ Balliu tregon bisedat Rama-Balluku

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te seanca e zhvilluar sot në Gjykatën Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, kërkesë e kundërshtuar nga Kryeministria. I ftuar në News24, Balliu u shpreh se qeveria po përdor çdo mjet për të mbrojtur Ballukun dhe për të fshehur, sipas tij, provat e vjedhjeve.  “Bëjnë çdo artificë që Lubia të vijojë vjedhjet dhe të fshehë provat e vjedhjeve që ka bërë. Paratë që ka vjedhur ajo mund të ishin përdorur për spitale, që njerëzit të mos vdesin nga mungesa e dritave apo e ilaçeve. Në vend që qeveria të kujdeset për qytetarët, ajo kujdeset për Ballukun”, deklaroi deputeti demokrat. Sipas Balliut, mbrojtja që i bëhet zv/kryeministres nuk...