Nuk i pëlqeu shërbimi! Arrestohet pronari i servisit të makinave, plagosi me armë klientin
arma e sekuestruar SHKODËR-Izvin Gucia, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në Shkodër mbrëmjen e djeshme (5 mars), është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij. Gucia plagosi 45-vjeçarin Genc Hoxha. Sipas raportimeve, i plagosuri kishte çuar automjetin në servisin e autorit pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë, por nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis ku ka fyer pronarin. Hoxha ka shkuar sërish pranë servisit dhe në debat e sipër ka ndodhur edhe plagosja. Efektivët kanë gjetur një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarja që dyshohet se i përket autorit të arrestuar. Blutë kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ndodhi kjo plagosje. Njoftimi i policisë: Plagosi me...
Burimi:
zeri.ai